Banka e Shqipërisë thotë se COVID-19 e goditi fort ekonominë shqiptare gjatë tremujorit të dytë duke dëmtuar të gjithë terguesit makroekonomik dhe humbur 50 mijë vende pune.
Po ashtu inflacioni u shfaq në ngadalësim 1,4 % krahasuar me tremujorin e mëpërshëm dhe tkurrja ekonomike prej 10,2 % ishte tkurrja më madhe në dy dekadat e fundit.
Në konferencën rutinë pas mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës për politikën monetare, zv/guvernatorja e parë Luljeta Minxhozi u shpreh se megjithëse aktiviteti ekonomik ka shfaqur shenja përmirësimi në periudhën e verës pas rënies gjatë pranverës si pasojë e lehtësimit të kushteve, perspektiva e rekuperimit mbetet e brishtë nga masat kufizuese në Europë dhe me gjasa edhe në Shqipëri.
Por Këshilli Mbiqyrës, ka vlerësuar nisur nga situata të lërë të pandryshuar normën bazë të interesit të lekut 0,5 % duke theksuar se nëse situate epidemiologjike në vend përkeqësohet Banka e Shqipërisë e ka gati planin e kontigjencës për të vepruar.
Në rastin e një skenari pessimist Banka do të zgjerojë moratoriumin për ristrukturimin e mëtejshëm të kredive duke u konsultuar me shoqatën e bankave dhe për raste të arsyshme.
Minxhozi tha se BSH ka ndihmuar bankat me likuiditet që të akomodojnë çdo të papritur nëse ndodh më e keqja.
“BSh po vëren me kujdes sjelljen e pandemisë dhe pasojave të saj. Në rast përkeqësimi do të akomodojë çdo nevojë të arsyeshme të kredimarrësve në bashkëpunim me Shoqatën e Bankave. Një mbyllje e dytë do të ndodhte vetëm në rast se nuk do të shmangej dot. Pasojat do të ishin negative, të gjithë treguesit do të përkeqësoheshin. Pa ndodhur nuk mund të thonim fuqinë e goditjes”- tha Minxhozi.
Në lidhje me garancitë sovrane ajo bëri me dije se nga garancia e parë kanë përfituar 560 biznese në vlerën 52 mln euro dhe nga e dyta 200 kredimarrës në vlerën 51 mln euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



