Në 24 orë kanë humbur jetën 5 qytetarë të prekur nga COVID-19, një 54-vjeçar nga Korça, një 64-vjeçar nga Librazhdi, një 64-vjeçar dhe dy 66-vjeçarë nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ndërkaq kanë rezultuar pozitivë 381 persona, duke shënuar kështu numrin më të lartë të të infektuarve deri më sot.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 125 raste në Tiranë, 33 në Korçë, 27 në Fier, 26 në Krujë, nga 17 raste në Shkodër, Kavajë, nga 15 raste në Vlorë, Mallakastër, 14 në Pogradec, nga 13 raste në Lezhë, Gramsh, 12 në Tropojë, nga 9 raste në Kurbin, Përmet, Kuçovë, 7 në Kukës, 6 në Sarandë, 5 në Librazhd, 4 në Mat, 2 në Gjirokastër, nga 1 rast në Durrës, Mirditë, Lushnje.
Ministria e Shëndetësisë deklaroi gjithashtu se gjatë kësaj kohe janë shëruar 106 pacientë, duke e çuar në 11 mijë e 473 numrin total të të rikuperuarve nga fillimi i pandemisë, ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 532.
Në këto 24 orë janë kryer 1684 testime, një tjetër shifër e lartë testimesh, që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë.
Në vend aktualisht janë 9899 raste aktive, nga këto 336 janë të shtruar në dy spitalet COVID në Tiranë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (3 nëntor 2020)
Raste të reja ditore 381
Të shëruar ne 24 orë 106
Të shtruar në spitale 336
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1684
Testime totale 129,822
Raste pozitive 21,904
Raste të shëruara 11,473
Raste aktive 9,899
Humbje jete 532
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




