Sociale

4 të vdekur, rritet numri të prekurve me 171 raste të reja nga Covid-19 në 24 orë


Gjatë 24 orëve kanë ndërruar 4 jetë katër persona në vendin tonë një 64-vjeçar nga Shkodra, një 66-vjeçare nga Pogradeci, një 71-vjeçar nga Skrapari dhe një 78-vjeçar nga Përmeti, ndërkohë janë kryer 952 testime dhe janë konfirmuar 171 raste të reja
“Janë shëruar 85 qytetarë, duke e çuar në 9585 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 14 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Krujë, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Tropojë, 4 raste në Shijak, 3 raste në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 raste në Vlorë dhe Klos, 1 rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fush- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar,” thuhet në njoftim.
Ndërkohë, shpjegohet se duhet të respektohen masat e parandalimit të infeksionit SARSCOV2 duke mbajtur maskën e cila tashmë është e detyrueshme në çdo ambient jashtë të shtëpisë dhe ruajtja e distancës fizike. Gjithashtu, përsëritet se duhet të telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se keni Covid-19, ose të kontaktoni mjekun e familjes në numrin 0800 40 40.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2855
Durrës 593
Shkodër 414
Korçë 291
Lezhë 273
Elbasan 231
Fier 264
Vlorë 199
Kukës 153
Berat 145
Dibër 82
Gjirokastër 61


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë