Ekonomi

Pse investimi te biznesi i vogël i drejtuar nga gratë do të ndihmojë ekonominë të rimëkëmbet

Teksa udhëheqësit botërorë përcaktojnë një rrugë rimëkëmbjeje për të shpënë përpara ekonominë globale, duhet siguruar që gratë dhe bizneset e vogla të drejtuara nga gratë të mos lihen pas. Duhet të investohet në biznese të vogla dhe mikro të drejtuara nga gratë (SMB) sepse paguajnë dividentë në komunitetet në të gjithë globin, sepse gratë përdorin burimet e tyre për të riinvestuar në shëndet, arsim dhe mirëqenien e familjeve dhe fqinjëve të tyre.

Për të mbështetur plotësisht sipërmarrjet e tyre dhe për të ndërtuar një ekonomi globale më elastike dhe gjithëpërfshirëse, duhet marrë parasysh roli i tre variablave: kapitalin, pagesat dixhitale dhe partneritetet inovative publike-private.

1. Aksesi në kapital

Adresimi i shpërndarjes së pabarabartë të kapitalit për gratë dhe NMV në pronësi të grave – veçanërisht bizneset e drejtuara nga pakicat – është një nga mundësitë më të rëndësishme dhe efektive për sektorin privat dhe atë publik për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike gjithëpërfshirëse nga pandemia e COVID-19.

Raportet e fundit tregojnë se gratë preken në mënyrë disproporcionale nga pandemia në mbarë botën, veçanërisht ato që punojnë në ekonominë informale. Para pandemisë, kishte tashmë një deficit kreditor vjetor prej 300 miliardë dollarësh në financimin e NMV-ve në pronësi të grave. Mbyllja e hendekut gjinor në hyrjen në kredi mund të përmirësojë zhvillimin e ritmeve të rritjes së ekonomisë me 1.1%.

2. Aksesi në pagesa dixhitale

Thelbësore është gjithashtu të merret parasysh qasja e grave në shërbimet financiare. Për shumicën e njerëzve në vendet në zhvillim, hyrja e tyre në ekonominë globale fillon me një telefon celular, i cili siguron qasje në pagesa dixhitale që mund të përdoren për të gjitha transaksionet, të tilla si marrja e pagave dhe subvencionet qeveritare, ose pagimi i tarifave të shkollës.

Pagesat dixhitale shtuan 296 miliardë dollarë në PBB-në e 70 tregjeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim midis 2011-2015, ekuivalente me krijimin e 2.6 milion vendeve të punës mesatarisht në vit. Përdorimi i pagesave dixhitale kërkon qasje në teknologjinë dixhitale. Gjysma e popullsisë së botës nuk ka qasje në internet, edhe pse 90% jetojnë brenda rrezes së rrjeteve celularë. Në vendet më pak të zhvilluara, vetëm 15% kanë qasje në internet, me gratë në përgjithësi që kanë më pak akses sesa burrat.

Barazia dixhitale është thelbësore për adresimin e hendeqeve gjinore. Për gratë që përballen në mënyrë disproporcionale me pengesa në kredi, pagesat dixhitale, incentivat kanë fuqinë të zhbllokojnë kapitalin, burimet, rrjetet dhe njohuritë financiare.

3. Partneritetet bashkëpunuese publike-private

Visa Inc. dhe Fondacioni Visa janë të përkushtuar për avancimin ekonomik të grave, duke punuar me partnerë lokalë për të adresuar sfidat e rritura me të cilat përballen gratë në lidhje me aksesin në kapital, aftësitë financiare dhe biznesin dhe njohuritë e rrjetet.

Partneritetet bashkëpunuese publike-private janë themeli me të cilin zgjidhjet inovative mund të arrijnë në komunitetet e pambështetura. Këto programe janë mbështetur dhe përshtatur ndaj sfidave të reja që dalin nga pandemia, si dhe kanë ndihmuar në kapërcimin e hendekut në barazinë dixhitale për gratë dhe bizneset e vogla të drejtuara nga gratë.

Banka Botërore e Grave

Që nga viti 2017, Fondacioni Visa dhe Women’s World Banking kanë përdorur fuqinë e partneriteteve ndër-sektoriale për të adresuar pengesat sistemike që prekin gratë dhe NMV-të e drejtuara nga gratë në përdorimin e shërbimeve financiare.

Gjatë bllokimit të COVID-19 në Indi, transferimet qeveri për person (G2P) u depozituan në llogaritë e PMJDY (program financiar në Indi)  të mbajtura nga gratë. Para pandemisë, Bankat Botërore të Grave po punonin me Bankën e Baroda për të rritur aktivizimin e grave dhe përdorimin e atyre llogarive; tani, ato janë të pozicionuara për të ndihmuar gratë të kenë një burim të rëndësishëm të të ardhurave që është thelbësore për rimëkëmbjen e tyre ekonomike.

Partneriteti i Women’s World Banking me Bank of Baroda është aktualisht program pilot në Mumbai, Delhi dhe Chennai. Përpjekjet e bankës kanë siguruar që 72% e klientëve të tyre femra deri më sot të kenë hyrë në fondet në llogaritë e tyre. Për më tepër, programi piloti kërkon të nxisë gratë që të përdorin llogaritë e tyre për kursime dhe u siguron atyre akses në mbitërheqjet e lidhura me kursimet dhe mikro-sigurimet./ Burimi: Forumi Ekonomik Botëror/ Në shqip: Gazeta “Si”/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë