Këtë të shtunë vendi ynë po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të ngrohta mesdhetare . Moti do të jetë me diell në pjesë e parë të ditës, në mesditë do të shfaqen vranësira deri në reshje mesatare. Temperaturat do të jenë me rritje. Zona malore 12/28 Zona e ulët 14/32 dhe Zona pranë bregdetit 17/30 gradë Celsius. Dita e diel do të mbetet me temperatura të larta mbi normën e muajit , por do të ketë vranësira mesatare deri të dendura për shkak të masave ajrore të ngrohta dhe me lagështirë nga Mesdheu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.