Ekonomi

Rritet në nivele rekord kursimi i familjeve europiane gjatë pandemisë

Të dhënat e Eurostat tregojnë se shkalla e kursimit të familjeve në zonën e euros ishte 24.6% në tremujorin e dytë të vitit 2020, teksa  shtetet anëtare vijuan të zbatojnë masat e kontrollit COVID-19, krahasuar me 16.6% në tremujorin e parë të vitit 2020. Si vlera ashtu edhe rritja e tremujorit krahasuar me tremujorin e mëparshëm (+8.0 pikë përqindje) ishin më të lartat e vërejtura që nga fillimi i serive kohore në 1999.

Në të njëjtën kohë, niveli i investimeve të familjeve në zonën e euros ishte 7.9% në tremujorin e dytë të vitit 2020, nga 8.9% në tremujorin paraardhës. Kjo ishte vlera më e ulët dhe rënia më e madhe (-1,0 pikë përqindje) që nga fillimi i serisë në 1999.

Rritja e normës së kursimit të familjeve me 8.0 pikë përqindje shpjegohet me një rënie të ndjeshme të konsumit të tyre (-12.6%), me një normë shumë më të lartë se ulja e të ardhurave bruto të disponueshme të familjeve (-3.3% )

Rënia tremujore prej 1 pikë përqindjeje në normën e investimeve të familjeve shpjegohet me një rënie prej 13.4% të formimit bruto të kapitalit fiks, ndërsa ulja e të ardhurave të tyre të disponueshme bruto ishte shumë më modeste (-3.3%).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë