Sociale

3 të vdekur, 131 raste të reja dhe 115 të shëruar në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 3 persona, një 47-vjeçar nga Shkodra, një 72-vjeçare nga Elbasani dhe një 75-vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

“Janë kryer 842 testime dhe janë konfirmuar 131 të prekur me virusin Sars-Cov2. Raste janë këto: 49 raste në Tiranë, 16 në Durrës, 8 në Elbasan, 7 në Shijak, 6 në Korçë, nga 5 raste në Kukës, Berat, nga 4 raste në Shkodër, Krujë, Fier, 3 raste Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Has, Vlorë, Përmet, Dibër, Klos, Patos, nga 1 rast në Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Në 24 orët e fundit 115 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarvë në 7847 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar,” tha mjekja Mirela Cami.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2676

Durrës 596

Shkodër 397

Lezhë 306

Elbasan 302

Fier 249

Korçë 240

Vlorë 193

Kukës 156

Berat 114

Dibër 109

Gjirokastër 77


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë