Sociale

Dy të vdekur, 106 raste të reja dhe 137 të shëruar nga Covid-19 në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit 2 qytetarë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me virusin si dhe janë infektuar 106 qytetarë të tjerë.

Ministria thotë se me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 2 qytetarë nga Tirana, një 66 vjeçar dhe 73 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë, 137 qytetarë rezultojnë të shëruar,  duke e çuar në 7534 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19 që nga fillimi i epidemisë.

Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë kryer 832 testime dhe janë konfirmuar 106 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona:

31 të prekur  në Tiranë, 12 në Durrës, 10 në Shkodër, 6 raste në Korçë, Kukës, Lushnje, 5 raste në Dibër, 4 raste në Fier, Kavajë, 3 raste në Kurbin, Elbasan, 2 raste në Devoll, Lezhë, Vlorë, 1  rast në Krujë, Rrogozhinë, Mat, Gjirokastër, Përmet, Divjakë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Klos, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Ndër të tjera, Ministria bën apel të mos neglizhohen shenjat e COVID-19.

“Në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.  Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë mbi COVID-19”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ministrisë.

Covid-19 – Statistika (27 shtator 2020)

Testime totale 85.554

Raste pozitive 13259

Raste të shëruara 7534

Raste Aktive 5348

Humbje jete 377  (Qarku Tiranë 179, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 20, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2637

Durrës 587

Shkodër 386

Elbasan 309

Lezhë 298

Fier 250

Korçë 240

Vlorë 200

Kukës 154

Berat 108

Dibër 104

Gjirokastër 75


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë