Shendet

Mos e shpëlani gojën pas pastës së dhëmbëve … Zbuloni përse

Larja e dhëmbëve është një nga ritualet që ne përsërisim më shumë gjatë gjithë jetës sonë, në të shumtën e kohës pa e vërejtur madje se po e bëjmë automatikisht. Por kjo nuk do të thotë se ne e bëjmë këtë në mënyrën e duhur. Për shembull, ka gjëra që bëjmë kur lajmë dhëmbët që mund të përfundojnë duke shkaktuar zgavra.

Fluori është zemra dhe shpirti i pastës së dhëmbëve

Pasta e dhëmbëve, kjo shpikje e mahnitshme, që synohet të përdoret çdo ditë, është një produkt që përmban një kombinim të disa përbërësve, më i rëndësishmi prej të cilëve është fluori. Kjo sepse funksioni i tij është të mbrojë smaltin e dhëmbit nga bakteret, të cilat shkaktojnë sëmundje infektive si zgavrat. Këto baktere mund të shkaktojnë përkeqësimin e dhëmbëve tuaj. Me fjalë të tjera, përdorimi i pastës së dhëmbëve mund të zvogëlojë rrezikun për t’u infektuar nga sëmundje të ndryshme me rreth 25% në 45%, për të qenë të saktë.

Ndikon shumë dhe koha që harxhoni duke larë dhëmbët

Për fat të keq, shumica e njerëzve i lajnë dhëmbët për rreth 45 deri 70 sekonda. Kjo mund të ketë lidhje dhe me ritmin e shpejtë me të cilin jemi të detyruar të ecim në jetën tonë. Sidoqoftë, Programi i Efektivitetit Klinik dentar Skocez (SDCEP) rekomandon larjen e dhëmbëve për rreth 2 minuta për të parandaluar prishjen e dhëmbëve dhe sëmundje të tjera të lidhura me higjienën orale.

Shpëlarja e tepërt mund të dëmtojë dhëmbët tuaj

Edhe pse mund të mendoni se është një ide e shkëlqyeshme të hiqni të gjitha gjurmët e pastës së dhëmbëve nga dhëmbët tuaj pas larjes, shpëlarja e plotë nuk është në të vërtetë më e mira që mund të bëni, ose të paktën kjo është ajo që zbuloi në një studim Clement Seeballuck, Pedagog i Stomatologjinë Pediatrike në Universitetin e Dundee.
Sipas tij, është më mirë thjesht të pështyhet mbetja, pasi që shpëlarja e tepërt mund të largojë fluorin nga dhëmbët tuaj, duke e bërë mbrojtjen që ofron, më pak efektive.

Larja e dhëmbëve në darkë është më e rëndësishme se sa mendoni

Në të njëjtin studim, Seeballuk gjithashtu tha se larja e dhëmbëve në darkë është jashtëzakonisht e rëndësishme. Kjo sepse ndërsa flemë, ne nuk krijojmë të njëjtën sasi të pështymës si kur jemi zgjuar dhe për shkak të kësaj, goja jonë nuk eliminon mbetjet që ushqejnë bakteret e afta të shkaktojnë prishjen e dhëmbëve.

Më pak sheqer është e barabartë me më pak zgavra

Përveç teknikës së duhur, OBSH sugjeron uljen e konsumit të sheqerit në ushqim në më pak se 10% të kalorive tuaja ditore. Sipas tyre, kjo mund të na ndihmojë të kujdesemi më mirë për dhëmbët tanë. Gjithashtu rekomandohet konsumimi i gjithë frutave në krahasim me pijet e lengjet e përpunuara pasi bakteriet që shkaktojnë prishjen e dhëmbëve ushqehen nga sheqernat që kanë këto pije.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë