Mjekja Eugena Tomini nga ISHP, ka deklaruar se një 59 vjeçar nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Elbasani kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit nga 830 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 147 persona.
“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 67 raste në Tiranë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Berat, 10 raste në Shkodër, 9 raste në Fier, 7 raste në Krujë dhe Korçë, 5 raste në Kamëz, nga 4 raste në Kavajë dhe Vlorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Lushnje, Gjirokastër, 1 rast në Durrës, Vau i Dejës, Selenicë.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 199 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar,” shpjegoi mjekja.
Më tej Tomini deklaroi se në çdo rast kur keni dyshime, numri unik i urgjencës kombëtare 127 është në dispozicionin tuaj. Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë për pyetjet që keni për COVID19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2121
Durrës 458
Shkodër 321
Lezhë 227
Elbasan 173
Korçë 150
Vlorë 138
Kukës 130
Fier 130
Berat 77
Dibër 34
Gjirokastër 34
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




