Moti

E diel me diell që do të qëndrojë edhe javën tjetër

E diela ka nisur me mot të kthjellët por të fresket në mëngjes ku temperaturat kanë zbritur 11 gradë në veri, ndërsa dita do të jetë e ngrohtë dhe temperaturat do të rriten ndjeshëm, duke u luhatur 30 gradë në veri deri në 32-35 gradë në bregdet dhe zonat e ulëta.

Meterologja e Gazetës “Si” tregon se fillimi i javës do të jetë me mot të qëndrueshëm me diell dhe prania e vranësirave përgjatë relieveve malore. Temperaturat do të jenë me rritje:

Zona malore 12-31gradë celsius.

Zona e ulët 14-35 gradë celsius.

Zona bregdetare 18-33 gradë celsius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë