Një nga gjërat më të vështira që mund të bëni kur mbani një dietë apo qoftë edhe në jetën tuaj të përditëshme është frenimi i nepsit të tepërt.
Në veçanti njerëzit gjatë ditës për të kënaqur shqisat dhe për tu ndjerë më të lumtur kërkojnë të konsumojnë të ëmbla apo karbohidrate ku futen brumërat dhe yndyrat.
Edhe pse mund ta dini se këto ushqime janë të dëmshme sërish e sërish i kërkoni e i bëni pjesë të dietës tuaj.
Për këtë mund të gjeni një zgjidhje më të lehtë nga sa mendoni. Për këtë, këshillohet të konsumoni disa ushqime të veçanta për ta ndalur këtë neps.

Avokado
Të mbushura me shumë minerale, vitamina E dhe yndyrna omega 3, avokadot janë një nga ushqimet më të shëndetshme për tu konsumuar në çdo kohë të ditës.
Mund t’i konsumoni ashtu siç janë duke i hedhur vetëm pak kripë dhe piper apo t’i shtoni tek sallata. Është shumë e çuditshme për shumë njerëz se si avokadon nuk mund ta konsumojnë vetëm si të tillë. Por kur pastaj e shoqërojnë me sallatë apo ndonjë frut tjetër, mahniten nga shija e veçantë.

Vaji i kokosit
Mjafton të zëvendësoni sheqerin me vaj kokosi dhe dëshira për të konsumuar suhqime të pashëndetshme do të largohet.
Kjo për shkak të yndyrave të shëndetshme që vaji i kokosit mban.
Në këtë mënyrë do të mund të rregulloni jo vetëm peshën tuaj, por edhe metabolizmin i cili punon më mirë kur i jepni për të tretur yndyra të shëndetshme dhe jo sheqerna.

Arra
Të konsumosh arra e në përgjithësi çdo lloj arrori mund t’ju mbajë larg veseve të të ngrënit të ëmbla apo karbohidrate.
Në këtë mënyrë do të ndiheni më të ngopur me ushqime të shëndetëshme, por zgjidhni gjithnjë ato natyrale pa kripë dhe përbërës të tjerë. Një mënyrë e shkëlqyer është që t’i çani vetë arrat. Kështu do të kalojë më shumë kohë dhe ju do të ndiheni edhe më shpejt i ngopur.

Karrota dhe selino
Selinoja dhe karrotat janë të mbushura me fibra ushqyese të cilat mbushin stomakun dhe largojnë nepsin. Konsumojini ato me një gotë çaj, shtojini në sallatë apo siç janë sa herë që t’ju hahet diçka. Mineralet, vitaminat dhe ushqyesit që gjenden tek selinoja janë në harmoni të përkryer. Gjethet e selinosë janë plot me vitaminë A, ndërkohë që kërcenjtë janë të mbushur me vitaminat B1, B2, B6 dhe C. Ato janë gjithashtu të pasur me kalium, acid folik, kalcium, magnez, hekur, fosfor, sodium dhe amino acide aq të nevojshme.

Pini ujë
Megjithëse teksnikisht nuk futet tek ushqimet, uji është një mënyrë shumë e mirë për të larguar urinë e panevojshme.
Mjafton të konsumi sasinë e duhur të ujit në një ditë, rreth 8 gota dhe ndjesia e urisë do të largohet. /agroweb
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



