Ditët e para të javës do të jenë më të freskëta. Sinoptikani i gazetës “Si”thotë se vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqendrueshme në shtresat e larta të atmosferës. Për pasojë në zonat malore do të ketë vranësira dhe rreshje me stuhi. Të apasionuarit pas natyrës, ngjitjeve në mal , duhet të bëjnë kujdes, moti do të jetë i paparashikueshëm. Ata që bëjnë ekskursione në veri të vendit duhe të konsultohen mirë me parashikimet. Rreshjet do të jenë me intesitet dhe erë të fortë.
Por pushuesit në bregdet le të mbeten të pashqetësuar. Dielli nuk do t’iu fshihet reve. Gjatë gjithë kësaj jave do të ketë diell megjithëse temperaturat do të jenë më të ulta. E ku ka më më mirë se pak fresk.
Por gjitccka do të përmbyset në mesjavë. I nxehti afrikan do të rikthehet. Dielli do të përvëloj sërish dhe temperaturat do të rriten . Do të jenë të larta. Në zonat malore temperaturat do të luhaten 16-33 gradë celcius, në zonën e ulët 18-38 gradë dhe në bregdet 22-35 gradë celsius. Dita e fundit e verës do të ketë rënie të temperaturave. Vjeshta do nisë me mot relativisht te paqendrueshëm dhe temperatura në rënie .
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




