Mes izolimit, mbajtjes së maskave dhe distancës sociale, sapuni dhe uji kanë një rol të rëndësishëm në luftën kundër Covid-19 që nuk do të harrohet lehtë nga njerzimi.
Larja e duarve është diçka që shumë prej nesh e bëjnë instinktivisht, disa herë në ditë. Por rrallë herë ka qenë aq e rëndësishme sa këto gjashtë muajt e fundit.
Ndërsa koronavirusi u shfaq si një urgjencë shëndetësore në mbarë botën në shkurt, agjencitë shëndetësore u përpoqën t’i këshillojnë njerëzit se si të mbrohen nga virusi i ri. Një sugjerim i përsëritur ditë pas dite, në buletinet e lajmeve, reklamat dhe intervistat e ekspertëve – ishte të lani duart me sapun, në ujë të ngrohtë, për të paktën 20 sekonda.
Organizata Botërore e Shëndetit publikoi një grafik që tregonte mënyrën e duhur për të larë duart. Gjashtë muaj më vonë, panorama e hutuar globale mbi maska dhe izolime ka nxitur edhe më shumë këshillat për larjen e duarve. Një studim vëzhgues i Etiopisë, ende për t’u shqyrtuar nga bashkëmoshatarët, zbuloi se më pak se 1% e më shumë se 1.000 personave që vizitonin spitalet i lanë duart në mënyrën e duhur.

Por, a ka ndryshuar këshillat?
“Aspak,” thonë ekspertët.
Thomas Gilbert, profesor i kimisë dhe biologjisë kimike në universitetin Verilindor në Boston, Massachusetts, thotë se përbërja kimike e koronavirusit mund të prishet vetëm nga përbërja e sapunit dhe ujit.
“Këto viruse kanë membrana që rrethojnë grimcat gjenetike që quhen membrana lipide, sepse ato kanë një strukturë të yndyrshme.Është kjo lloj strukture e cila neutralizohet nga sapuni dhe uji,”tha ai. Shpërndarja e këtij “zarfi” të jashtëm prish qelizën e virusit dhe materialin gjenetik ARN që rrëmben qelizat njerëzore për të bërë kopje të virusit.
“Ende nuk kam dëgjuar asgjë për ta bërë kohën e larjes së duarve më të shkurtër. Ajo që duhet të bësh është të lagësh duart, të marrësh sapun dhe pastaj të fërkosh duart për 20 sekonda të mirë. Kjo është kohë mjaftueshme për zhdukjen e virusit,”thotë Gilbert.
Martin Michaelis, një profesor i shkencës molekulare në universitetin e Kent në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se uji vetë nuk është i mjaftueshëm për të çaktivizuar virusin.
“Kur keni vaj ulliri në gishta kur gatuani, është shumë e vështirë të heqësh qafe atë me ujë.Ju duhet sapun.Kur bëhet fjalë për koronavirusin, sapuni është i nevojshëm në të njëjtën mënyrë “për të hequr atë zarf lipid në mënyrë që të gjithë virusi të çaktivizohet,”shpjegon ai.
Efektiviteti i larjes së duarve ka qenë disi i mënjanuar për shkak të adoptimit të gjerë të dezifektantëve të duarve, ose shishet e vogla që njerëzit i marrin me vete nga shtëpia ose nga stacionet që u kërkohet të përdorin njerëzit kur hyjnë në supermarkete dhe bare.
“Nuk është ide e keqe të kesh diçka të tillë në makinën tënde, ose brenda derës së përparme. Këto gjëra janë të mira kur nuk keni mundësi të keni një lavaman, sapun dhe ujë. Unë gjithmonë do të preferoja sapun dhe ujë me pas dezifektantët,”thotë Gilbert.

Pra, sa shpesh duhet t’i lajmë duart?
Në fillim të kësaj pandemie, këshillat shkencore të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ishin që njerëzit duhet të lanin duart çdo orë pavarësisht faktit që shumica e popullsisë ishte e kufizuar në shtëpitë e tyre. Gilbert thotë se nuk është vërtet e nevojshme për ata që kryesisht qëndrojnë në shtëpi gjatë ditës megjithëse ata, natyrisht, duhet të jenë duke i larë duart normalisht pasi të përdorin tualetin, para përgatitjes dhe para se të hanë ushqim.
Ata që kujdesen për dikë që vuan nga Covid-19 dhe shumë viruse të tjera me siguri do të duan të lajnë duart më shpesh, veçanërisht nëse ata kanë kontakt me objekte ose sipërfaqe që pacienti i infektuar ka prekur ose kollitur.
“Nëse jeni në shtëpi gjatë gjithë ditës dhe nuk ka të huaj duke vrapuar nëpër shtëpinë tuaj, atëherë larja e duarve vetëm për hir të saj nuk është e nevojshme,” thotë ai.
Larja e duarve, natyrisht, është shumë më e lehtë kur keni një furnizim të besueshëm me ujë. Në pjesë më pak të zhvilluara të botës, uji është një burim më i pasigurt – dhe në shumë prej atyre vendeve, standardet e shëndetit publik dhe kushtet e jetesës shpesh janë më pak se ideale. Në fakt, vetëm këtë muaj Organizata Botërore e Shëndetit raportoi se vetëm dy në pesë shkolla në të gjithë botën kishin lehtësira të duhura për larje duarsh para g pandemisë së koronavirusit.
Ka të ngjarë që mbyllja e klinikave çoi në një numër jo të raportuar, por rastet e ulëta të gripit.
“Ky mund të jetë një ndryshim me të vërtetë i mirë,” thotë Michaelis.
Burimi:BBC. Përktheu: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje