Sociale

Shtohen testimet/ Në 24 orë 2 të vdekur dhe 155 raste të reja me Covid-19

Kanë ndërruar jetë 2 persona gjatë 24 orëve nga Covid-19, një 61 vjeçare dhe një 69 vjeçare me sëmundje bashkëshoqëruese dhe janë konfirmuar 155 raste të reja. Në njoftimin e përditshëm vihet re se gjatë këtyre 24 orëve, janë shtuar testimet (932). Mjekja Flutra Beqo, bëri me dije se Tirana vazhdon të jetë një ndër qytetet më të prekura nga infektimi. Ndërkohë shpërndarja gjeografike është: 34 raste në Tiranë, 24 raste në Durrës, 12 raste në Krujë, nga 9 raste në Korçë dhe Lezhë, 8 raste në Elbasan, nga 7 raste në Kurbin dhe Vlorë, 6 raste në Gjirokastër, 4 raste në Kukës, nga 3 raste në Fier, Kavajë, Përmet, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, Lushnjë, Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Divjakë, Peqin, Kolonjë, Gramsh, nga 1 rast në Mat, Ura Vajgurore, Klos, Vorë, Maliq, Patos.
“Në 24 orët e fundit janë shëruar 55 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3871 , që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 95 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 12 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 12 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Një punë e madhe po bëhet në dy spitalet COVID, ku përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse,”shpjegon Beqo.
Si çdo ditë mjekja i bëri thirrje qytetarëve dhe bizneseve të respektojnë masat e higjienës. Gjithashtu theksoi se personat që dyshojnë se janë të sëmurë me Covid-19 duhet të izolohen dhe të telefonojnë në numrin e urgjencës kombëtare 127. Në të kundërt, nëse kërkojnë vetëm informacion mbi Covid-19 ose kanë shqetësime psikologjike, duhet të telefonojnë në linjë e gjelbër 0800 40 40
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1862
Durrës 461
Shkodër 291
Fier 159
Lezhë 150
Korçë 141
Vlorë 134
Kukës 113
Elbasan 105
Berat 58
Gjirokastër 42
Dibër 35


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë