Java ka nisur me mot relativisht të qëndrueshëm. Në Bregdet dhe Zonën Qendrore, moti ka qenë me diell dhe temperatura të larta, ndërsa zonat malore në mesdit ka patur vranësira dhe shi me stuhi.
Por ditën e Martë dhe të Mërkurën një tjeter impuls i ajrit të ftohtë nga Europa Veriore do të depertojë në vendin tonë. Moti do të jetë me vranësira dhe rreshje shiu me stuhi në zonën veriperendimore dhe zonat malore.
Por në Jug nuk ka rreshje . Temperaturat do të pësojnë rënie.
Zonat malore 15-27 gradë celsius.
Zona e ulët 17-33 gradë celsius.
Zona bregdetare 19-30 gradë celsius.
Ndërsa, nga dita enjte deri të dielen do të rikthehet i nxehti afrikan ku temperaturat parashikohen të arrijnë vlera të larta deri në 38 gradë celsius.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




