Sociale

Mbyllet materniteti i Lushnjes, një mjek dhe një infermiere të infektuar

Sot është mbyllur materniteti i Lushnjës, sepse një mjek gjinekolog dhe një infermiere janë infektuar me Covid-19.

Dy punonjësit e shëndetësisë i janë nënshtruar testit i cili rezultoi pozitiv, ndërkohë pas këtij informacioni është pezulluar puna në maternitet. Nënat e reja që kanë shkuar për të lindur janë dërguar ne spitalin e Fierit. Mediat bëjnë me dije se lajmi është konfirmuar edhe nga drejtori i Spitalit Perin Vogli, i cili ka theksuar se po priten përgjigjet e personelit mjekësor.

Ndërkohë nuk dihet se ku mund të jen infektuar mjeku dhe infermierja sepse kanë qenë me pushime. Mjeku dhe infermierja e infektuar përpara infektimit kane qene me pushime. dhe nuk dihet se nga e kane marre virusin. Thuhet gjithashtu se testi për koronavirusin u është bere edhe dy nenave te shtruara në maternitet të cilat janë ndjekur nga mjeku i infektuar. Pavarësisht rasteve pozitive, personeli mjekësor ka punuar me veshjen e duhur për mbrojtjen nga infektimi. Raportohet gjithashtu ka qenë mjeku që ka kërkuar të bëjë testin për shkak të disa simptomave që ka pasur, sakaq ai dhe  infermierja janë izoluar në shtëpi dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mire.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë