Sociale

Vazhdojnë shifrat e larta, 3 të vdekur dhe 120 raste të reja në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 3 pacientë të prekur nga Covid-19, një 64 dhe një 78 vjeçar nga Tirana dhe një 82 vjrçare nga Elbasani, ndërkohë që janë konfirmuar 120 raste të reja pozitive.
Mjekja Flutra Beqo bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të jenë të kujdesshëm dhe të zbatojnë çdo masë të higjienës.
Mjekja bëri me dije gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 48 qytetarë.
“Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë të konfirmuar pozitivë, 15 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.
Ju informojmë se në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 12 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm.,” theksoi Beqo.
Më tej mjekja theksoi edhe një herë për qytetarët që nëse kanë shenja të sëmundjes, të telefonojnë menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1795
Durrës 434
Shkodër 285
Fier 146
Lezhë 126
Korçë 126
Vlorë 125
Kukës 102
Elbasan 94
Berat 57
Gjirokastër 34
Dibër 34


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë