Na është thënë t’i numërojmë, të hamë aq sa të bëhen 1200 kalori dhe ndonjëherë na duhen më shumë. Ndërsa numri i kalorive që kërkon secili person ndryshon shumë ndërmjet individëve, 1200 shpesh shihet si numri i kalorive që kërkohen për të mbështetur humbjen e peshës.
A do të funksionojnë 1200 kaloritë për mua?
Numri i kalorive që kërkojmë përcaktohet kryesisht nga metabolizmi. Kjo është sasia e energjisë që trupi kërkon për funksionimin themelor, për frymëmarrjen, të menduarit, tretjen dhe nxitjen e muskujve. Sa më e madhe të jetë sasia e masës muskulore që ka dikush dhe sa më i madh të jetë trupi, aq më i lartë është numri i kalorive që personi do të kërkojë çdo ditë. Kjo është arsyeja që meshkujt në përgjithësi kanë nevojë për më shumë kalori sesa femrat, ata kanë një trup më të madh dhe në masë të konsiderueshme më shumë muskuj.
Numri i kalorive që kërkon secili person, do të ndikohet në masë të madhe nga sa aktivitet bëni. Sa më shumë aktivitet, aq më i madh është numri i kalorive që do t’ju duhet Nëse qëllimi është humbja e peshës, do t’ju duhet të hani më pak kalori nga sa kërkon trupi. Nëse hani më shumë kalori sesa trupi tret, ju do të fitoni peshë me kalimin e kohës pasi depozitohen kaloritë e tepërt.
A janë 1200 kalori në ditë të sigurta?
Femra mesatare kërkon 1000-1200 çdo ditë vetëm për të funksionuar metabolizmi.
Ka të ngjarë që këtu është rekomandimi i përgjithshëm i 1200 kalorive, bazuar në supozimin se nëse femra mesatare konsumon 1500-1600 kalori çdo ditë, ulja tyre me 400-500 kalori do të sjellë humbjen e peshës ndërsa siguron akoma mjaft kalori për të funksionuar metabolizmi siç duhet.
Ndërsa 1200 kalori duken mjaft të arsyeshme, kërkesat për kalori nuk janë njësoj për të gjithë, thonë ekspertët.
Në rastin e një femre të dobët, e cila është relativisht joaktive gjatë ditës, 1200 kalori do të jenë shumë për të. Nga ana tjetër, për dikë që është në lëvizje dhe aktiv, do t’i duhet të paktën 1400-1500 kalori çdo ditë pasi duke konsumuar më pak se kaq, ka të ngjarë të ketë uri ekstreme, lodhje me kalimin e kohës çka sjell dhe performancë jo të mirë në punë.
Gjëja tjetër e rëndësishme për të kujtuar, thonë ekspertët, kur humbja e peshës është qëllimi, është që ndërsa një qasje prej 1200 kalorish mund të funksionojë fillimisht, pasi humbni peshë dhe hormonet që kontrollojnë humbjen e yndyrës fillojnë të punojnë më me efikasitet, në të vërtetë do t’ju duhen më shumë kalori për të vazhduar të humbisni peshë. Kërkesat për kalori ndryshojnë dhe përpjekja për të marrë deri në 1200 kalori, sepse mendoni se duhet, kur në të vërtetë keni nevojë për 1400-1500 kalori mund të rezultojë në dëshirat ekstreme dhe ngrënien e tepërt, sjellje që është e zakonshme tek dietat në përgjithësi.
Si të gjeni numrin tuaj magjik?
Për të përcaktuar se sa kalori ju nevojiten, filloni duke vlerësuar se sa shumë jeni duke konsumuar në mënyrë rutinore ose përmes ndonjë aplikacioni që numëron për ju ose duke u konsultuar me një dietolog.
Nëse jeni duke konsumuar vetëm 1200 kalori ose më pak dhe nuk po humbni peshë, shanset janë që ju duhen më shumë për të bërë lidhjen midis trupit tuaj dhe sasinë e aktivitetit që jeni duke bërë. Në këtë rast, provoni të rritni kaloritë e dy vakteve tuaja të para të ditës me 100-200 kalori secila. Nëse jeni në rrugën e duhur do të vini re që ndiheni të uritur përsëri çdo 2-3 orë dhe do të ndjeheni më energjikë dhe më pak të lodhur.
Trupi në të vërtetë ka nevojë për një numër të caktuar të kalorive që të jetë në gjendje të djegë yndyrën në mënyrë efektive.
Çelësi i suksesit është të identifikoni numrin e kalorive që ju duhen për rezultatet që kërkoni dhe të kuptoni që dieta “1200 kalori” nuk është e përshtatshme për të gjithë.
Burimi:Elle\Përktheu:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



