Politike

Ndryshimet kushtetuese, SHBA: Njohim kompetencën e Kuvendit, por keqardhje për procesin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar me anë të një deklarate në lidhje me ndryshimet kushtetuese të ndërmarra nga Kuvendi në seancën e fundit të këtij sesioni.

Në deklaratën e saj, Ambasada e njeh të drejtën e Kuvendit të Shqipërisë për të ndërmarrë nisma të tilla, por shpreh keqardhjen që këtyre ndryshimeve u mungoi konsensusi i plotë politik.

“Ndërkohë që ky vendim ishte brenda kompetencave të Parlamentit, është për të ardhur keq që nuk u ndërmor në të njëjtën frymë në të cilën u arrit 5 qershori”, thuhet në deklaratë.

SHBA u kujton palëve zotimet e tyre, që pavarësisht vendimit të Parlamentit këtë të enjte, do të vazhdonin me dialogun në Këshillin Politik me mirëbesim për të arritur një marrëveshje për hapjen e listave dhe koalicionet.

“E mirëkuptojmë zhgënjimin e Opozitës së Bashkuar dhe mirëpresim vendosmërinë për të vazhduar angazhimin demokratik në institucione dhe procese, përfshirë këtu edhe Këshillin Politik, që mundon që zërat e të gjitha shqiptarëve të dëgjohen. Përsërisim se ne bëjmë përgjegjës udhëheqësit për fjalën e dhënë dhe ashtu siç bënë në marrëveshjen e 5 qershorit ata duhet të tregojnë vullnet dhe aftësi për të negociuar marrëveshje duke vendosur interesat e popullit shqiptar si parësore”, mbyllet reagimi i SHBA.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë