Sociale

Shtohen vdekjet nga Covid-19: Në 24 orë 4 të vdekur dhe 117 raste të reja

4 pacientë kanë ndërruar jetën gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e Covid-19. Rovena daja nga IShP bëri me dije se personat ishin një 84 vjeçare nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 78 vjeçar dhe një 82 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ndërsa për sa i përket rasteve të reja Daja theksoi se janë shtuar 117 persona të prekur në 24 orë.
“Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 58 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 8 në Kukës, nga 7 raste në Krujë, Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Vlorë, Divjakë, nga 2 raste në Fier, Has, Klos, dhe nga 1 rast në Kurbin, Lezhë, Kavajë, Lushnjë, Mat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2789, që nga fillimi i epidemisë Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar,” theksoi Daja.
Në përditësimin e informimit të publikuar mbi Covid-19, Daja i bëri përsëri thirrje qytetarëve të kujdesen për higjienën personale, të mbajnë maskën dhe të respektojnë çdo masë tjetër anti-Covid-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1111
Durrës 245
Shkodër 202
Vlorë 102
Lezhë 81
Fier 76
Korçë 71
Elbasan 48
Kukës 52
Berat 29
Gjirokastër 22
Dibër 21


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë