Sociale

Humb jetën nga Covid-19 mësuesi 39-vjeçar nga Shkodra

Një mësues matematike në Medresenë e Shkodrës humbi jetën për shkak të koronavirusit.

Gazjon Rusi, babai i tre fëmijëve u nda nga jeta në moshën 39-vjeçare.

Ishte prej vitesh mësues në Medrese dhe bashkëpunëtor i Myftinisë Shkodër.

Rusi ishte infektuar prej ditësh nga COVID-19, dhe në orët e fundit kishte kaluar në intubim.

Ai ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndoqi”, aty ku pavarësisht ndihmës së mjekëve nuk ka mundur t’i mbijetojw kësaj sëmundje. Nga të afërmit dhe të njohurit u bë edhe apeli për ta dërguar jashtë vendit dhe për këtë arsye u mblodhën 38 mijë euro në afro 12 orë. Pavarësisht solidarizimit të jashtëzakonshëm fatkeqësisht mësuesi s’e fitoi dot betejën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë