Sociale

4 humbje jete. Rekord të infektuarish, 126 raste brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 4 humbje jete nga Covid-19 dhe janë infektuar 126 qytetarë të tjerë.

Ministria thotë se nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 51 vjeçar nga Dibra, një 62-vjeçare nga Tirana, një 68-vjeçar nga Shkodra, dhe një 73-vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

“Janë kryer 504 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 126 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 74 raste në Tiranë, nga  raste 9 në Kavajë,  Shkodër, 6 në Durrës, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Vlorë, nga 3 raste në Korçë, Lezhë, Vau i Dejës, 2 në Tropojë, nga 1 rast në Elbasan, Kamëz, Lushnje, Pogradec, Sarandë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2682, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet me një thirrje të rinjve. “Tregoni kujdes ju të parët duke vendosur maskën. Mbroni veten, mbroni prindërit, mbroni gjyshërit, mbroni miqtë dhe shokët tuaj”, vijon Ministria.

COVID-19 – Statistika (26 Korrik 2020)

Testime totale            38683

Raste pozitive            4763

Raste të shëruara     2682

Raste Aktive         1943

Humbje jete           138 (Qarku Tiranë 72, Shkodër 21, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë       1056

Durrës       220

Shkodër      203

Vlorë        100

Lezhë        84

Korçë        69

Fier             58

Elbasan      48

Kukës        37

Berat        31

Gjirokastër 19

Dibër        18


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë