Moti

Mos u gënjeni nga freskia e të dielës, kjo javë vjen me mbi 40 gradë

Fundjava ka qenë përgjithësisht e freskët. E shtuna, për shkak të masave ajrore të freskëta, ka qenë me kthjellime por me vranësira në verilindje të vendit, ashtu si e dhe kjo e diel. Ndërsa në juglindje parashikohen shira në zona të veçanta, madje dhe stuhi. Temperaturat kanë shënuar rënie në zonat malore 15/29 gradë, në zonën e ulët 18/35 gradë dhe në bregdet 24/31 gradë celcius. Por duke nisur java, që ditën e hënë e deri në fund të muajit korrik, do të nisë i nxehti përvëlues. Meteorologia e gazetës “Si” thotë se kjo valë do të vijë nga kontinenti afrikan dhe do të sjellë rritje të konsiderueshme të temperaturave. Ditët më të nxehta ku temperaturat do t’i kalojnë mbi 40 gradë celcius do të jenë e enjtja dhe e premtja e javës së fundit të korrikut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë