Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër operacion ndërkombëtar për goditjen e grupeve mafioze në fushën e trafikimit të drogave të forta, në bashkëpunim me autoritetet italiane, argjentinase dhe të Costa Rica.
Nga operacioni i koduar “Magma 2020”, janë arrestuar 6 trafikantë kokaine, të lidhur me organizatën mafioze “Ndrangheta”.
Policia njofton se mes të arrestuarve është edhe Bujar Sejdinaj, i quajtur “Xhaxhai”, përfaqësuesi i Ndrangheta-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit dhe në veçanti përfaqësuesi i familjes mafioze “Bellocco”.
Sejdinaj ka marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë. Nga ky operacion është arrestuar në Elbasan, më 26 maj 2020 edhe Adrian Cekini, i cili ka qenë i shpallur në kërkim.
Në të njëjtën kohë në Argjentinë janë arrestuar edhe 4 shtetas të tjerë: Ferdinando Sarago, Giovanni di Pietro, Fabio Pompetti, të kapur në Buenos Aires, si dhe Franco D’Agapiti, i kapur në Costa Rica.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.