Shendet

Britanikët zbulojnë se ka 6 lloje të Covid-19

Shkencëtarët britanikë kanë analizuar të dhënat e një aplikacioni për gjurmimin e simptomave të koronvirusit dhe kanë zbuluar se ekzistojnë gjashtë lloje të Covid-19, që dallojnë nga njëra-tjetra përmes një sërë simptomash.

Ekspertët thanë se gjashtë llojet e sëmundjes ndërlidhen edhe me ashpërsinë e infeksionit si dhe me nevojën që një pacient mund të ketë për frymëmarrje artificiale dhe oksigjen.

Ky zbulim mund të ndihmojë mjekët të parashikojnë se cilët pacientë janë më të rrezikuar dhe mund të kenë nevojë për trajtim në spital.

"Nëse në ditën e pestë mund të parashikoni se kush janë këta njerëz, ne kemi kohë t'u japim mbështetje dhe ndërhyrje të hershme, të tilla si monitorimi i oksigjenit në gjak dhe niveli i sheqerit, dhe të siguroheni se ata janë të hidratuar siç duhet", tha Claire Steves, një mjek që bashkëdrejtoi studimin.

Përveç kollës, etheve dhe humbjes së shijes, të cilësuara si tre simptomat kryesore të COVID-19 - të dhënat e aplikacionit treguan edhe për simptoma tjera që përfshjnë dhimbje koke, dhimbje të muskujve, lodhje, diarre, konfuzion, humbje të oreksit dhe gulçim.

Rezultatet e nxjerra nga ky aplikacion ndryshonin mes të sëmurëve. Disa kishin simptoma të lehta, të ngjashme me gripin ose një skuqje ndërsa të tjerë u përballën simptoma akute ose humbën betejën me sëmundjen.

Studimi zbuloi gjashtë lloje të COVID-19 si:

1. I ngjashëm me gripin pa ethe: Dhimbje koke, humbje të ndjesisë së shijes dhe aromës, dhimbje muskulore, kollë, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks.

2. I ngjashëm më ngripin me ethe: Dhimbje koke, humbje të aromës, kollë, dhimbje fyti, zë i ngjirur, ethe, humbje e oreksit.

3.Prek kryesisht stomakun : Dhimbje koke, humbje të aromës, humbje e oreksit, diarre, dhimbje fyti, dhimbje në gjoks, pa kollë.

4. Nivel i parë i rëndë: Dhimbje koke, humbje e aromës, kollë, ethe, ngjirje e zërit, dhimbje në gjoks, lodhje.

5. Nivel i dytë i rëndë: Dhimbje koke, humbje e aromës, humbje e oreksit, kollë, ethe, ngjirje e zërit, dhimbje fytit, dhimbje në gjoks, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore.

6. Niveli i tretë i rëndë: Dhimbje koke, humbje e aromës, humbje e oreksit, kollë, ethe, dhimbje fyti, dhimbje në gjoks, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore, gulçim, diarre, dhimbje barku.

Pacientët që kanë simptoma të niveleve 4,5 dhe 6, kanë më shumë gjasa të pranohen në spital dhe kanë më shumë të ngjarë të kenë nevojë për oksigjen dhe kujdes intensiv.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë