Një studim i Univeristetit të Siatëllit, tregon se numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut sipas skenarit më të keq deri në nëntor mund të mbërrijë në 1800. Kjo mund të ndodhë nëse vijon lehtësimi i masave. Por skenari më i mirë nëse respektohen masat si mbajtja e maksave dhe distanca sociale numri i viktimave deri nëntor do të ishte 752.
Në 24 orët e fundit në vendin fqinj është shënuar numri më i lartë i rasteve të reja me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë me 8 viktima dhe 241 raste të reja. Viktimat janë të moshës nga 59-76 vjeçare.
Numri i rasteve aktive më i lartë është në Shkup me 1868 të infektuar. Kumanova, Shtipi, Tetova, Dibra, Gostivari, Sveti Nikolla janë gjithashtu qytetet që për momentin kanë më shumë raste aktive. Në 24 orët e fundit janë bërë 1700 testime.
Me shifrat e sotme numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë mbërriti në 9026. Prej tyre 4727 janë shëruar, ndërkaq 414 kanë vdekur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje