Sociale

Virusi nuk ndalet, edhe 4 të vdekur dhe 102 të infektuar të tjerë !

Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë. Përfaqësuesja e ISHP-së Gentiana Qirko deklaroi se “një 43 vjeçar nga Kamza, pa ëemundje të tjera, i intubuar dhe në gjendje të rëndë prej disa ditësh nuk ka mundur të mbijetojë megjithe perpjekjet e mëdha të stafit mjekësor”

Betejën me virusin e kanë humburedhe një 60 vjeçar nga Shkodra, një 64 vjeçar nga Durrësi në Spitalin Infektiv dhe një 61 vjeçar nga Tirana në Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Sipas të dhënave zyrtare vijon të ketë shtrime të reja në të dy spitalet dhe ” situata paraqitet serioze”. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë, 14 në terapi intensive dhe 1 i intubuar.

Sipas zonjës Qirjako “gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 501 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 102 raste pozitive”.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është  67 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, nga 2 raste në Berat, Kavajë, Peqin, nga 1 rast në  Durrës, Has, Korçë, Lezhë, Lushnjë, Vlorë, Sarandë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 50 qytetarë, duke e çuar në 2264 numrin e të shëruarve nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe bizneseve, institucioneve “ të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore”

Në fund të deklartës së sotme përfaqësuesja e ISHP-së  iu rikujtoi qytetarëve se :

Vendosja e maskës në ambientet e mbyllura është e detyrueshme.

Çdo barrierë mbrojtëse, e bërë edhe në kushte shtëpie, ndihmon në kufizimin e përhapjes së infeksionit.

Maska prej tekstili duhet të mbulojë plotësisht hundën dhe gojën gjatë gjithë kohës.

Moszbatimi i kësaj mase është e dënueshme sipas aktit normativ, me masë administrative në shumën 2 mijë lekë të reja për çdo qytetar.

Ministria e Shëndetësisë ju bëri sërisht  thirrje  qytetarëve që të respektojnë vetëizolimin kur janë të të prekur nga COVID-19.

Ministria këshillon se "Edhe në rast se dyshoni se jeni i prekur apo keni patur kontakte me persona të prekur, duhet të izoloheni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19."


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë