Shendet

A mund të zgjasë imuniteti ndaj Covid-19 për 17 vjet?

Shkencëtarët shpresojnë se imuniteti i Covid-19 do të jetë për një kohë të gjatë. Kjo qasje erdhi pasi ata studiuan persona që kishin vuajtur më parë nga virusi SARS dhe zbuluan se ata kishin ende qeliza T-SARS; një lloj tjetër i koronavirusit shumë i ngjashëm me atë që shkakton Covid-19. Disa nga të infektuarit rezultuan se kishin ende qeliza T të bardha, duke treguar se ata janë të mbrojtur që të mos infektoheshin përsëri nga SARS. Në vitet 2002-2003, pra 17 vjet më parë, disa vende të Azisë u prekën nga virusi SARS, duke shkaktuar probleme të theksuara në sistemin respirator dhe për pasojë vdekjen e mbi 700 personave.

Hulumtimi i tanishëm nga një grup shkencëtarësh në Singapor, ofron shpresë se e njëjta gjë mund të jetë e vërtetë për Covid-19. Me disa viruse, siç është lija e dhenve, mbrojtja është gjatë gjithë jetës dhe nuk është e mundur të sëmureni përsëri. Por të tjerët, si ftohja e zakonshme, mbrojtja është jetëshkurtër. Deri tani, studimet e antitrupave në rastin Covid-19 kanë sugjeruar se mund të ofrohet vetëm imunitet jetëshkurtër.

Studime të tjera shkencore kanë treguar që njerëzit që kanë pasur një ftohje të zakonshme në dy vitet e fundit kanë qeliza T që tregojnë ‘mbrojtje ndër reaktive’ kundër Covid-19. Studimi i udhëhequr nga Fakultti Mjekësor Shtetëror në Singapor dhe i botuar në revistën shkencore “Nature” dje, përfshiu 23 pacientë që kishin pasur SARS. Ekspertët mblodhën mostra gjaku dhe testuan nëse pacientët ende kishin ndonjë qelizë imune që ishte efektive kundër SARS.

Të gjithë pacientët kishin qeliza T, të cilat tregojnë se janë një pjesë e rëndësishme e luftimit të këtij infeksioni. Qelizat T janë një lloj qelize e bardhë e gjakut, përbërës kryesor të sistemit imunitar dhe ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve. Studiuesi kryesor Antonio Bertoletti deklaroi se këto qeliza T mund të jenë më të zakonshme tek pacientët që kanë përjetuar infeksione të tjera më parë.

Hulumtimi tregon gjithashtu se imuniteti i popullatës në botë është më i lartë se sa ka zbuluar testimi i antitrupave deri më tani.

Burimi: Daily Mail. Solli në shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë