Konsumimi i tepër ti mishit të kuq nxit plakjen. Ky është një konstatim që shkencëtarët e kanë studiues të ndryshëm nga Skocia dhe gjermania, të cilët analizuan të dhënat gjenetike të më shumë se një milion njerëzve, për të përcaktuar pse trupat e disa personave plaken në ritme të ndryshme.
Gjetjet e tyre mund të ndihmojnë në përshpejtimin e zhvillimit të ilaçeve për të ndihmuar në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme të lidhura me moshën, përfshirë sëmundjet e zemrës dhe çmendurinë.
“Jemi shumë të entuziazmuar nga këto gjetje pasi tregojmë fuqimisht që nivelet e larta të hekurit në gjak na shkurtojnë jetën. Kontrolli i nivelit të këtij elementi mund të sjell shumë përfitime për shëndetin,”tha një nga autorët e studimit dhe analisti i të dhënave Paul Timmers nga universiteti i Edinburgh.

Studiuesit kanë treguar se u përqendruan në tre masa të plakjes biologjike, si jetëgjatësia, informacioni gjenetik dhe stili i jetesës. Plakja biologjike shkalla me të cilën trupi i një personi bie me kalimin e kohës ndryshon nga një njëri në tjetrin dhe mund të sjellë sëmundje të ndryshme. Bazuar në analizën e tyre, ekipi përcaktoi dhjetë rajone të gjenomit njerëzor që duket se shoqërohen me jetëgjatësinë.
Për më tepër, ata zbuluan gjithashtu se grupet e gjeneve të lidhura me hekurin ishin thelbësore në të tre masat e plakjes që ata analizuan. Sidoqoftë, hekuri në gjak gjithashtu mund të ndikohet nga dieta e dikujt dhe nivelet jashtëzakonisht të larta ose të ulëta kanë qenë më parë të lidhura me sëmundje të lidhura me moshën, si sëmundja e Parkinsonit, sëmundja e mëlçisë dhe të tjera.
“Qëllimi ynë përfundimtar është të zbulojmë se si “rregullohet” plakja dhe të gjeni mënyra për të qenë të shëndetshëm gjatë plakjes,” tha Joris Deelen nga Instituti i shëndetit Max Planck në Gjermani.
Ekipi përcaktoi gjithashtu se krijimi i një ilaçi për të imituar kontrollin gjenetik të metabolizmit të hekurit mund të ndihmojë për të kapërcyer disa nga efektet që ka plakja në organizëm. Gjetjet e plota të studimit u botuan në revistën “Nature Communications”.
Burimi: Daily Mail. Përktheu: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje