Ekonomi

Ekonomia e Kinës po rritet. Dhe ky është një lajm i mirë për pjesën tjetër të botës

Ekonomia e Kinës po rritet sërish pas periudhës më trodnitëse tremujore ndër dekada.

Teksa ky fakt mund të sjellë mirë për rimëkëmbjen globale pas koronavirusit, të dhënat sugjerojnë që njerëzit janë ende nervozë dhe tuten për për të shpenzuar para.

Ekonomia e dytë më e madhe në botë u rrit me 3.2% në periudhën prill-qershor në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas statistikave të qeverisë të publikuara sot ( të enjten). Kjo është më mirë se rritja 2.5% që analistët nga Refinitiv parashikuan.

Do të thotë gjithashtu që Kina shmangu recesionin. Në tremujorin e parë, ekonomia prej 14 trilionë dollarësh u tkurr 6.8%, rënia rekord më e keqe për një simestër të vetëm që kur Kina filloi të botojë këto shifra në 1992. Kjo ishte edhe hera e parë që Kina raportoi një tkurrje ekonomike që nga viti 1976.

Rikthimi ishte pritur gjerësisht. Kina – epiqendra e hershme e shpërthimit dhe e para në botë që imponoi masa drakoniane për të eleminuar virusin – ishte ekonomia e parë e madhe që u rihap. Tani është e para që del nga rënia e rekordeve.

Kthimi i shpejtë i rritjes për Kinën mund të parashikojë një lajm të mirë për pjesën tjetër të botës.

Fondi Monetar Ndërkombëtar tha në Qershor se ekonomia globale mund të tkurret 4.9% në vitin 2020, më e ulët se parashikimi i saj në Prill. FMN në atë kohë do të parashikonte që rimëkëmbja të ndodhte më gradualisht nga sa pritej më parë.

Por “rënia mund të jetë më pak e rëndë sesa parashikimi nëse normalizimi ekonomik vazhdon më shpejt sesa pritej aktualisht në zonat që janë rihapur,” tha organizata. Ajo parashikoi që ekonomia e Kinës do të rritet 1% këtë vit, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Europa do të shohin tkurrje të mprehta.

Një shërim i pabarabartë

Ndërsa madhësia e rimëkëmbjes në Kinë ishte më e fortë nga sa prisnin shumë analistë, qe gjithashtu “shumë e pabarabartë”, sipas Larry Hu, shef ekonomist për Macquarie Group të Kinës. Ai vuri në dukje se furnizimi ishte më i fortë se kërkesa, për shembull.

Prodhimi industrial ishte një zë pozitiv, duke u rritur 4.8% në qershor – ritmi më i shpejtë i rritjes këtë vit, sipas të dhënave të Refinitiv. Prodhimi në sektorë të teknologjisë së lartë ishte veçanërisht i fortë. Investimet e përgjithshme gjithashtu u rritën më shumë sesa pritej.

Megjithatë, shitjet me pakicë performuan dobët, duke rënë 1.8% në qershor në krahasim me një vit më parë. Analistët e anketuar nga Refinitiv ishin në pritje të një kthimi në rritje.

Dobësia në tregtinë me pakicë sugjeron që është akoma e vështirë për Pekinin të bindë njerëzit të shpenzojnë përsëri para, edhe pse qeveria përpiqet të nxisë konsumin. Për shembull, autoritetet në fillim të këtij viti filluan shpërndarjen e parave për blerësit e ardhshëm të makinave, së bashku me miliarda dollarë në kuponë për të inkurajuar njerëzit të blejnë mallra dhe shërbime, duke përfshirë telefonat inteligjentë dhe aktivitetet e turizmit.

Njerëzit “nuk do të dalin nga shtëpitë e  tyre për të  shpenzuar derisa të ndjehen të sigurt se mjedisi është pa virusin,” shkroi Stephen Innes, shefi i tregjeve globale në AxiCorp, në një shënim kërkimor.

Pekini ka pranuar se motivimi i njerëzve për të shpenzuar para mbetet një sfidë, veçanërisht pasi Kina ende po përpiqet ta mbajë pandeminë e koronavirusit nën kontroll.

Qeveria duhet të “provojë edhe më shumë” në gjysmën e dytë të vitit për të ndihmuar në rritjen e fuqisë blerëse mes individëve, tha Liu Aihua, një zëdhënës i Byrosë Kombëtare të Statistikave, në një konferencë shtypi në Pekin sot ( të enjten).

Tregjet në Kinë janë përpëlitur sipas të dhënave ekonomike të publikuara. Standardi Shanghai Composite (SHCOMP) – i cili vetëm javën e kaluar hyri në një bull market – e mbylli me rënie 4.5%, duke fshirë pothuajse të gjitha fitimet për dy javët e fundit. Por ai ende mbetet në territorin e bull market, deri 20% më lart nga niveli i ulët i tij në mars.

Sfidat përpara

Rimëkëmbja e Kinës sugjeron që ekonomia e saj mbetet në ritmin e rritjes këtë vit, pavarësisht rënies së ndjeshme të tremujorit të parë. Oxford Economyics parashikon se ekonomia do të rritet me 6% në gjysmën e dytë të vitit dhe me më shumë se 2.5% për të gjithë vitin 2020, “mbështetur nga ndjenja e përmirësuar e besimit pas kontrollit të suksesshëm të Covid-19 dhe lehtësimit të rëndësishëm të politikës fiskale dhe monetare.”

Por ka shumë sfida përpara.

“Momentin më të errët e kemi lënë pas, por duke pasur parasysh paqartësitë e mëdha nga Covid-19 dhe ekonomia globale, është shumë herët të thuhet se Kina është jashtë botës që po përjeton pandeminë”, tha Hu nga Macquarie.

Ekonomistët në Nomura thanë që Kina vazhdon të përballet me probleme të tjera, përfshirë përmbytjen më të rëndë në dekada dhe përshkallëzimin e tensioneve me Shtetet e Bashkuara. Ekziston edhe rreziku i vazhdueshëm i një valë tjetër të koronavirusit.

“Ekonomia kineze, së bashku me ekonominë globale, mund të goditen përsëri sërish nëse një valë e dytë e pandemisë [shpërthen] në dimër,” shkruan ekonomistët Nomura në një shënim kërkimor.

Burimi: CNN Business. Në shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë