Buckminster Fuller dikur tha: “Ju kurrë nuk i ndryshoni gjërat duke luftuar realitetin ekzistues. Për të ndryshuar diçka, ndërtoni një model të ri që e bën modelin ekzistues të vjetruar”. Dhe, këta artistë që po ju prezantojmë më poshtë janë shembulli më i mirë i atyre që ëndërrojnë modele të reja për një botë të re. E ardhmja do të jetë më e bukur në momentin që këto krijime do të vihen në jetë. Këtu janë 7 artistë dhe arkitektë që bëjnë ëndrrat realitet.
Alexis Christodoulou
Christodoulou është një artist në Afrikën e Jugut i cili ka fituar famë për pamjet e tij të pastra që paraqesin një estetikë moderne.
Reisinger Studio
Argjentinasi Andrés Reisinger krijon dizajne dhe animacione. Këto krijime janë të ngrohta dhe ju bëjnë të ndiheni në një dimension tjetër.
Chanyshev
Madi Chanyshev krijon një gamë të gjerë të modeleve. Disa, tregojnë një të ardhme emocionale të soditjes në vende të braktisura .
Morten Lasskogen
Dizajne që përdorin dritën për të treguar histori nga qoshet e pavetëdijes. Thjeshtësia e veprave nuk përjashton mesazhet që ato ofrojnë.
Six N five
Puna e Six N Five është sa moderne aq dhe e mahnitshme për tu parë. Ngjyra dhe dizajne që përcjellim frymëzim.
Roman Vlasov
Planet e Vlasov janë njëkohësisht luksoze dhe utopike.
Mohammad Hassan Forouzanfar
“Retrofuturizmi” i Forouzanfarit shtrihet në format gjeometrike moderne në rrënojat e qyteteve të lashta persiane. Zgjedhjet minimale dhe idilike të ngjyrave sjellin kontrastin në një mënyrë elegante, duke treguar mënyrën se si e ardhmja dhe e kaluara e largët mund të qëndrojnë krah për krah në të tashmen.
Burimi:Nuvo\Përktheu:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.