Qeveria ka ndërhyrë në një vendim të janarit të 2020 duke rritur thuajse me dy herë numrin e punonjësve që do të punësohen me kontrata të përkohshme në organet e pushtetit qendror për këtë vit.
Ndryshimi është bërë në VKM-në numër 47 të miratuar më 22 janar 2020. Sipas parashikimit fillestar numri i punonjësve me kontratë të përkohshme në organet qeverisëse qendrore përcaktohej në 1427 persona.
Me ndërhyrjen në këtë VKM, numri i personave që do të punësohen brende këtij viti me kontrata të përkohshme 6-mujore dhe 1-vjeçare shkon në 2278.
Një pjesë e konsiderueshme e këtyre punonjësve do të shkojnë për Ministrinë e Bujqësisë, ndërkohë që nevoja për të mbushur pozicione të lira kanë edhe dikasteret dhe institucionet prej të cilave është në varësi procesi i rindërtimit nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.