Ambasadorja Amerikane në Shqipëri Yuri Kim, ka një mesazh ndërgjegjësimi për qytetarët, për sa i përket gjendjes nga Covid-19.
Mesazhin e ka bërë publik Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në rrjetin social “Facrbook”.
Ambasadorja ka thënë se kemi bëre një rrugë të gjatë por lufta ndaj Covod-19 nuk ka mbaruar dhe nuk ësht koha për t’u çlodhur.
“Le të bëjmë të gjithë pjesën tonë për njëri-tjetrin. Unë do të vendos maskë për ty, nëse ti do të vendosësh maskë për mua. E pranoj se ndonjëherë jam fajtore sepse nuk e kam vendosur maskën por nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur. Prandaj, kur distancimi social nuk është i mundur, le të vendosim maskat dhe t’a mposhtim COVID-19 së bashku”, tha Kim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




