Politike

Thaçi dëshmon të hënën në Hagë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të udhëtojë ditën e hënë në drejtim të Hagës për të dëshmuar para prokurorëve specialë për akuzat e rënda të ngritura ndaj tij.

Vetë Presidenti e ka konfirmuar këtë përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Deri sa bashkëluftëtarët e mi dhe unë do të përballemi me dinjitet dhe integritet me drejtësinë ndërkombëtare, ju ftoj që të bashkuar t’i përballojmë sfidat me të cilat po përballet vendi. Uniteti qytetar, bashkëjetesa ndëretnike, stabiliteti institucional dhe besimi në institucione janë të domosdoshme që Kosova ta jetësojë vizionin që të jetë pjesë e NATO-s, Bashkimit Europian dhe të ruajë miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan ai.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/4002272119843117

Në aktakuzën e publikuar nga prokuroria speciale, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe persona të tjerë, të cilët nuk përmenden në njoftimin e bërë, akuzohen për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe tortura.

Thaçi ka mohuar akuzat, ndërkohë që ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nga posti i Presidentit nëse akuzat ndaj tij konfirmohen dhe merret i pandehur në gjykatën speciale të Hagës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë