Ministrja e Financave Anila Denaj gjatë turit të saj tek bizneset në një fabrikë fasoni në Vlorë ka deklaruar se Garancia Sovrane 2 për biznesin është pa limit kohor.
Po ashtu ajo bëri me dije se në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes së vendit, do të ketë disa garanci sovrane deri në vitin 2030.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se nga Garancia e parë sovrane për pagat janë 530 raste të aprovuara me një vlerë prej 51 milionë euro ndërsa janë edhe 220 raste të tjerë në shqyrtim.
Kurse, Garancia e dytë Sovrane ka një nivel më të ulët aplikimi, pasi këtu risku ka qenë 60% nga qeveria dhe 40% nga bankat dhe deri tani janë disbursuar 9 milionë euro për 50 kredimarrës dhe 65 raste të tjera janë në proces aplikimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.