Ekonomi

BSH: Do të jemi keq edhe pa një valë të dytë të pandemisë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko është shprehur qartë për pasojat që ka përjetuar ekonomia shqitare nga pandemia Covid-19.

Ekonomia i u tkurr në tre muajt e parë me 2,5 %.

Inflacioni ka qenë në nivelin e  rreth 2% që Sejko e argumentoi me mungesën e ofertës dhe kostot shtesë që shkaktoi pandemia, plus nga qëndrueshmëria e tregut të këmbimit valutor.

Ndërkohë që janë humbur 17 mijë vende pune dhe eksportet kanë rënë në masën 33%.

Për gjysmën tjetër të vitit BSH parashikon sërisht një rritje negative, një inflacion të ngjashëm me atë aktual, ripunësim dhe rimëkëmbje në vitin e ardhshëm.

Gjithë kjo tablo parashikimi, tha guvernatori, është ndërtuar mbi një skenar bazë duke menduar që nuk do të ketë një valë të dytë të pandemisë.

Ai ripohoi se peshën e situatës duhet ta mbajë politika fiskale dhe mandej pesha të shpërndahet. “Por BSH duhet të jetë e fundit për mbajtjen e kësaj peshe”, tha Sejko.

Guvernatori bëri me dije se paratë e mbetura të Eurobondit prej 400 mln euro pas shlyerjes së Eurobondit të vjetër prej 250 mln euro do të ushqejnë nevojat e buxhetit të shtetit.

Për plane më konkrete, u shpreh ai, po pritet rishikimi i buxhetit.

Me marrjen e Eurobondit, sipas Sejkos, në skenarin më të keq, nuk do të përdoren rezervat valutore të BSH-së, por eurobondi.

Sejko bëri me dije se frika e biznesit për të ardhmen ka bërë që të mos interesohen për garancinë e dytë sovrane.

Të dhënat e BSH-së tregojnë se për kredinë me garancinë sovrane 2 kanë përfituar deri tani 50 biznese në vlerën 9 mln euro.

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë