Izolimi i ka dhënë pasojat në ekonomi e cila në tre muajt e parë të vitit ka rënë me 2,52 % kundrejt të njëjtës periudhë në 2019.

Kontribut pozitiv kanë dhënë degët: Bujqësi, Pyje dhe Peshkim, Aktivitete të pasurive të paluajtshme dhe Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi. Negativisht kontribuan aktivitetet: Ndërtimi, Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative, Industri, Energji dhe Uji, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit. Po ashtu Informacioni dhe Komunikacioni dhe Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia. Taksat Neto mbi produktet kontribuan negativisht.

U rrit konsumi
Sipas metodës së Shpenzimeve, për tremujorin e parë të vitit 2020, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019, konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 1,12 %. Konsumi final i qeverisë u rrit me 0,64 %. Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u ul me 16,69 %.
Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 2,13 %, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 6,24 %. Aktiviteti i Arte,argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi u shfaq me një rritje prej 1,04 %. Taksat Neto mbi produktet patën një rënie me 1,34 %.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




