Që nga hyrja në karantinë e vendit dhe më pas zbutja e masave anti-Covid-19, në regjistrin e policisë është shënuar një trend i ri denoncimesh. Denoncimet për mos pagimin e qirave gjatë fatkeqësisë natyrore mbajnë vendin e parë. Më pas vërshuan telefonatat që spiunonin komshinjtë që thyenin karantinën. Një zyrtar i policisë së rendit që pranon të intervistohet nga Gazeta “Si” deklaron dinamikën e kriminalitetit të ndryshuar që prej datës 11 mars.
“Gjendja e fatkeqësisë natyrore u mbyll në datë 23 qershor, por qytetarët vazhdojnë të reflektojnë sjellje të caktuara penale që lindën nga stresi që solli pandemia. Mos harroni të rinjtë që u arrestuan me doza të tepruara hashashi nga frika se nuk do dilnin më dot nga banesa. Dhunë në familje që u agravua duke shtuar si motiv dhe faktor edhe Covid-19. Episodi me ekstrem ishte ai i masakrimit të një pronari dyqani në Tiranë, i cili kërkoi me ngulm qiranë e pronës dhe u gjend nën sulmin me levë. Paga e luftës është kthyer në ankesën më të zakonshme ndërkohë konfliktet penale nga Covid-19 po kthehen në një zë të ri” . Zyrtari i policisë së rendit përmend me këtë rast edhe një lloj të ri krimi që ka gjetur habitatin më të mirë për të shpërthyer jo vetëm në Shqipëri.
“Mashtrimi kompjuterik. Qytetarët iu janë kthyer tabletave, por të mbajmë parasysh se tek blerjet online ekziston rreziku për tu mashtruar. Ne kemi patur fluks denoncimesh gjatë kësaj periudhe për mashtrim on line, janë kryesisht kompani që kanë kryer porosi për produkte detergjente apo maska , por edhe për materiale të tjera. Me herët mashtrimi më I rëndomtë në rrjetet online ishte porositë online për blerje automjetesh. Gjatë pandemisë dhe kufizimit të lëvizjeve, po depozitojmë denoncime për blerje të ndryshme që nuk realizohen”
Një grua ankohet…
Denoncimi më i çuditshëm në polici sipas zyrtarit të rendit që zgjedh të flasë pa identitet është ai i shtetases E.B. Procesverbali i vënë në dispozicion me këtë rast tregon se si 37-vjeçares i është mbushur kupa nga telefonatat që e kontrollonin, pasi ajo ishte diagnostikuar me Covid-19. Gruaja kallëzon në polici se telefonata e fundit ishte kryer nga një shtetase që i prezantohet si pjesë e komisionit që po pyeste rreth koronavirusit. “Ajo mu drejtua me pyetjen: a e keni kaluar Covidin dhe ku jeni? Më pas vazhdoi të më pyesë: A ka ardhur dikush nga shteti t’ju ndihmojë? Pastaj më pyeti: Sa ju zgjati korona, ku e morët koronën?”, ka rrëfyer kallëzuesja. Ajo ka rezultuar pozitive me Covid-19, por është e shqetësuar se përse të dhënat e saj personale ishin shpërndarë.
“I thashë që nuk di ku e kam marrë dhe që pas 14 ditëve kur u bë tamponi i dytë, dola negative. Mirë, më tha, po kujdes këtë koronavirusin “Rama ik”, ka deponuar 37-vjeçarja. Gruaja ishte shqetësuar duke i thënë: Ç’lidhje ka kjo bisedë? Por telefonuesja e “komisionit” i ishte përgjigjur: Qenke komuniste ti! E shqetësuar se ku i ishte gjetur numri, por më tepër për bezdisjen në telefon, 37-vjeçarja ka qenë e shqetësuar në polici se përse nuk iu ishte ruajtur privatësia nga autoritetet. “U shqetësova se përse nuk më është ruajtur privatësia për diagnostikimin tim me Covid-19. Gjithë biseda zgjati 2 minuta e 26 sekonda. U konstatova me Covid-19 në datë 4 qershor. Më pas u karantinova dhe në datën 20 qershor kur bëra tamponin e dytë, rezultova negative”, rrëfen shtetasja E.B.
Qira dhe paga lufte…
Për pagat e luftës dhe qiratë Gazeta “Si” ka raportuar thuajse përditë. Por ka edhe kështu: Pasi qiradhënësi të njofton përmes postës se po vonohesh për detyrimet, ai shkon në biznes dhe ndryshon bravën. Kjo gjë i ka ndodhur shtetasit A.B., i cili njoftoi policinë për problemin. 41-vjeçari ka një biznes në Rrugën e Kavajës me pajisje dentare dhe shërbime stomatologjike. “Dyqanin e mora me qira nga K.K. me kontratë noteriale me vlerë qiraje 70 mijë lekë. Por nga data 11 mars deri në 11 maj klinika ishte e mbyllur për shkak të pandemisë, sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë. Në datën 29 maj paguam 140 mijë lekë të reja për muaj prill dhe maj. Por me postë na erdhi shkresa ku na vë në dijeni për mospagesën e muajit qershor”, ka rrëfyer ai. Denoncuesi tregon se vonesat nuk ishin për fajin e tyre por për shkak të situatës ndërkohë që qiradhënësi i kishte ofenduar atë dhe doktorët e klinikës duke ndryshuar bravën. Më pas, edhe pse ata janë sqaruar, sërish pronari ka ndërprerë ujin duke larguar depozitën. Nga ana e tij pronari i objektit dëshmon në polici se doktorët kishin shkelur kontratën. Çështja po hetohet nga policia dhe është një nga konfliktet më të zakonshme që po ndodhin në Tiranë mes qiramarrësve dhe qiradhënësve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje