Ushqim

Fistiku, një burim energjie dhe humori të mirë

Fistiku është një prej shijeve më të dashura të akullores në Itali, por jo vetëm. Gjithashtu është shumë i kërkuar si një frut për t’u konsumuar me kos apo si snack.
Ky frut është ndër më të dashurit nga industria e ëmbëlsirave por është përdorur edhe në përgatitjen e pjatave të këndshme, si për shembull në sallatë dhe si mbushje shtesë për hamburgerat me mish ose me peshk.

Por cilat janë vetitë ushqyese të fistikut?
Fistiku ka disa vitamina B, të gjitha të ashtuquajturat vitamina të tretshme në ujë pasi ato nuk mund të ruhen në trup, por mund të merren vetëm përmes ushqimit.
Në veçanti, në një fistik gjejmë vitaminë B6, e cila është përgjegjëse për ruajtjen e ekuilibrit hormonal. Ndër të tjera kjo vitaminë kontribuon, në sintezën e serotoninës të ashtuquajturit hormoni i humorit, i aftë të reagojë në rast depresioni, lodhje dhe pagjumësie. Fistiku përmban gjithashtu vitaminë B1,vitaminë B2, ose riboflavinë, të cilat janë të afta të lëshojnë energjinë e nevojshme për aktivitetet e përditshme të trupit. Këto dy vitamina gjithashtu kanë veti të rrisin performancën tonë në punë dhe mposhtin gjendjet e dobësisë dhe lodhjen mendore.
Efektet e dobishme të mineraleve të fistikut dhe acideve yndyrore.
Fistiku gjithashtu ka një sasi të konsiderueshme të mineraleve të rëndësishme për funksionet e trupit: Ka rreth 962 mg për 100 g kalium, minerali kryesor i pranishëm në qelizat e trupit të njeriut, funksionet kryesore të të cilit ndikojnë në rregullimin e mineraleve të pranishme në qeliza dhe në mirëmbajtjen e një nivelin e duhur të presionit duke zvogëluar efektet e natriumit. Ka rreth 416 mg për 100 g fosfor i cili ndihmon zhvillimin e eshtrave dhe dhëmbëve. Ka afërsisht 121 mg për 100 g magnez i cili kontribuon në prodhimin e energjisë në nivelin qelizor. Përveç kësaj, acidi oleik, një acid yndyror me efekte të dobishme në sistemin kardiovaskular, është i pranishëm tek fistiku.
Gjithashtu ky frut “çudibërës” ndihmon në ruajtjen e niveleve të kolesterolit në gjak brenda intervalit normal dhe ndihmon për të zvogëluar vlerat e presionit të gjakut.

Burimi: il Giornale/ Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë