Fjalimin që e kishte përgatitur për në foltoren e Parlamentit, Ditmir Bushati ka zgjedhur ta paraqesë në platformën Facebook, për shkak se nuk i është dhënë fjala.
Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka analizuar situatën me plotësimin e kushteve dhe përmbylljen e reformave në prag të Konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri- BE për çeljen e negociatave.
“Hendeku ynë zhvillimor me BE-në, më shumë sesa ekonomik, i ka rrënjët pikërisht tek mungesa e pronësisë së reformave që janë jetike për një shoqëri demokratike”, thotë ai.
Bushati thekson se me hapjen e negociatave, jeta e shqiptarëve nuk do të ndryshojë, por se ky proces duhet të na ndihmojë për arritjen e standardeve dhe se varet vetëm nga vullneti politik dhe anëtarësimi në BE i Shqipërisë që është një ëndërr, duhet bërë një orë e më parë.
“Për rritjen e mirëqenies, për ndalimin e hemorragjisë demografike dhe për t’i bërë të gjitha fashat e shoqërisë protagoniste të transformimit të Shqipërisë. Ky është testi i modernitetit për shoqërinë shqiptare që shkon përtej politikës së ditës. Ndaj na duhet para së gjithash të përcaktojmë një emërues të përbashkët, sesi do të punojmë për të përmirësuar cilësinë dhe shpejtësinë e këtij procesi”, nënvizon ai.
Bushati shpjegon se atij nuk i është dhënë fjala lidhur me procesin e integrimit të vendit në BE, edhe pse ka qenë ish- ministër i jashtëm për disa vite.
STATUSI
PËRGJEGJSHMËRI, LARGPAMËSI DHE PRONËSI MBI REFORMAT
Çdo vit në Kuvend paraqitet për shqyrtim raporti i qeverisë për ecurinë e procesit të integrimit europian ku analizohen arritjet dhe sfidat me të cilat përballet vendi.
Përgjithësisht jemi mësuar që të debatojmë mbi mënyrën sesi të tjerët na shohin. Por, ky raport është i rëndësishëm për faktin sesi e shohim ne veten, përballe kritereve që imponon ky proces dhe rrugën që duhet të ndjekim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




