Rend dhe Ligj

Ekzekutimi i Hekuran Billës, arrestohet një nga bashkëpunëtorët e vrasjes

Policia ka identifikuar dhe ka vënë në pranga një nga bashkëpunëtorët në vrasjen e 40-vjeçarit Hekuran Billa, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.

Policia thotë se është vënë në pranga 22-vjeçari Sebastian Mali, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë, ndalimi i 22-vjeçarit është bërë pasi më 11 qershor, rreth orës 21:50, në rrugën “Prokop Mima” Tiranë, ka bashkëpunuar në vrasjen me armë zjarri të Hekuran Billës.

Sebastian Mali është nipi i Prel Markut, i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga Hekuran Billa.

Menjëherë, pasi ndodhi kjo ngjarje është shpallur në kërkim shtetasi V. M., si një nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 automjete dhe një sërë provash të tjera materiale, me të cilat dokumentohet implikimi i këtij shtetasi në këtë ngjarje.

Ndërkohë, policia thekson se vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet për ndalimin e shtetasit Sebastian Mali i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, e kryer në bashkëpunim dhe ”Armëmbajtja pa leje”.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/791173407955296/?epa=SEARCH_BOX

Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë