Ministrja e Financave Anila Denaj në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj, bëri me dije daljen e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare për të marrë borxhin prej 650 mln eurosh.
Sipas ministers Denaj tregu e vlerësoi Shqipërinë me risk zero dhe afati i shlyerjes së këtij borxhi nga shteti shqiptar është për një periudhë shtatëvjeçare dhe interesi i borxhit është 3,625 % me kupon 3,5%.
“Ishin 190 investitortë në Europë dhe Amerikë që kanë ofruar mbi 4 herë se çfarë deshëm. 250 mln euro do të përdoren për rifinancim të borxhit dhe pjesatjetër në projekte zhvillimore. Eksperienca e dy ditëve konfirmoi edhe një herë interesin e shtuar dhe velrësimin e besimin ndaj reformave që ka bërë Shqipëria në tërësi dhe konsolidimin fiskal”, tha Ministrja Denaj.
Kurse Kryeministri Edi Rama i cili çeli konferencën në kryeministri, në një prolog të gjatë promovoi suksesin e reformave të qeverisë që drejton, që sipas tij ishin pasqyra ku u përthye besimi i investitorëve të huaj dje me termat e eurobondit.
Kryeministri Rama vërejti se lajmi për eurobondin nuk gjeti vendin që meritonte në medie dhe në publik, por ishte ministrja e Financave në fakt ajo që u tregua diskrete në shpërndarjen e lajmit dhe të detajeve në lidhje me eurobondin.
“MFE ka detyrimin ligjor të shprehet mbi detajet e transaksionit në momentin e finalizimit të tij. Çdo komunikim i parakohshëm për detajet dëmton procesin”, do të shprehej Ministria e Financave dje pas kërkesës për informacion të Gazetës “Si” në lidhje me eurobondin.
Kryeministri Rama u shpreh se plani për shpenzimin e eurobondit është përpos rifinancimit të borxhit të vjetër, është realizimi i planit ekonomik deri në 2030-n që falë këtyre parave do të zgjerohet baza e financimeve të shumë sektorëve. Plan që do të prezantohet në javët në vijim sipas tij në një event të veçantë.
“Është një vlerësim pavarësisht se ne dalim pas dy goditjeve. Duke marrë parasysh edhe ngurimin e riskut. Primi është zero. Kemi marrë një konfirmim nga tregjet. Na bën një vend të besueshëm në raport me institucionet ndërkombëtare, na jep mundësi të zgjerojmë bazën e ekonomisë dhe investimeve. Është një bazë që konsolidon planin tonë të ri kombëtar Shqipëria 2030. Kur vendi del në tregjet e kapitaleve është një process I hapur. Kur qeverisnin ata që sot janë të hidhëruar sepse u arrit ky rezultat , gjatë procesit të daljes në treg hyri për 7 dhe doli për 11. Doli me një barrë të tmerrshme. Atyre që thonë hë se borxh morët, ata që kanë lidhje me financat e familjes dhe bankat nuk mjafton të duash të marrësh borxh, por bazohet mbi dokumente dhe besim i atyre që të japin borxh. Është besim për librin e llogarive të vendit”, u shpreh kryeministri Rama.
Duke ironizuar opozitën jashtë parlamentit kryeministri Rama në lidhje me kundërshtitë e PD-së për eurobonidn tha se ”Janë për t’u miurëkuptuar se janë jashtë çdo institucioni, memoria është vlerë, por nuk të mban gjatë kur je larg kontaktit me aktualitetin, por edhe historia e tyre me eurobondet është si koha e paqes dhe luftës krahasuar me qeverisjen tonë. Shqipëria është i pari vend nga tregjet emergjente që arrin të dalë me prim zero. Është sukses i jashtëzakonshëm duke marrë parasysh tregjet sot dhe cilësinë e librit. Na janë ofruar 4,8 herë më shumë se nevoja e vendit. Po të bëjmë një krahasim me Maqedoninë jemi më të besueshëm duke marrë parasysh që fqinji ynë ka renditje më të mirë se ne”.
Kryeministri bëri me dije se do të bëjë me ligj heqjen e tatimfitimit për biznesin e vogël dhe po diskutohet edhe heqja e TVSh për të njëjtën kategori. Ai theksoi se nuk ka lidhje me fushatën e mundshme elektorale, por me kushtet e ndryshuara të Shqipërisë.
Në lidhje me Amnistinë fiskale ai rithekesoi se asnjë zyrtar i lartë apo politikan që ka pasur pozicione drejtuese në vitet e pluralizmit nuk do të amnistohet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



