Ngjarje

Ndizet Amerika. Protesta antiraciste kudo nëpër botë (fotogaleri)

Edhe pse ka pasur shfaqje solidariteti në mbarë Amerikën dhe shumë policë kanë marshuar së bashku me protestuesit, manifestimet për vdekjen e George Floyd janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë gjithë kësaj jave.

Protestat filluan pas publikimit të videos së zotit Floyd, 46 vjeç, në Minneapolis më 25 maj, ku oficeri i policisë Derek Chauvin u filmua duke i vënë gjurin në qafë për tetë minuta, edhe pse ai u përgjërua se nuk mund të merrte frymë. Chauvin është akuzuar për vrasje të shkallës së tretë dhe do të dalë në gjykatë javën e ardhshme. Tre oficerë të tjerë janë larguar nga puna.

Vrasja e Floyd është ngjarja e fundit që ka ndezur zemërim të thellë për vrasjet e njerëzve me ngjyrë nga policia amerikane, e cila prej dekadash është vënë nën akuzë për racizëm. Vdekja e Floyd vjen pas vrasjeve të profilit të lartë të afro-amerikanëve Michael Brown në Ferguson, Eric Garner në Nju Jork dhe disa figurave të tjera që kanë drejtuar lëvizjen “BlackLives Matter”.

Indinjata antiraciste ndërkaq është përhapur edhe në vende të tjera të botës, ku janë zhvilluar manifestime solidariteti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë