Rend dhe Ligj

Foto Lajm- I akuzuari për përdhunimin e 15 vjeçares del në gjyq

65-vjeçari Abaz Doga nuk i vendosi duart në fytyrë nga turpi. Ky ishte reagimi i tij sa po kamerat në sallë, për të mbuluar fytyrën që mos ta xhironin nga mediat. Ai u përball sot në gjykatë me qëndrimin e prokurorisë që dyshon jo vetëm abuzimin seksual të 15-vjeçares, por në një rast e akuzon se ka shtyrë në krim edhe të miturin F. B, njëri nga tre të rinjtë e arrestuar së bashku me ish-rojen.

Procesi u mbajt me dyer të mbyllura për shkak të të dhënave sensitive si dhe për faktin se 15-vjeçarja ka dëshmuar emrat e të dhënat e dy minoreneve të tjera, që i kanë rrëfyer se ishin abuzuar nga roja e shkollës.

Gjykata i la në arrest me burg 4 të arrestuarit, ndërsa Abaz Doga tha se nuk kishte ushtruar dhunë ndaj të miturës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë