Sociale

Me 6 raste të reja, numri i të infektuarve në Shqipëri shkon mbi 1000

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 6 raste të reja me Covid-19, duke e çuar numrin total të të infektuarve në vendin tonë, mbi 1000.

Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik, bën me dije se situata vijon të jetë e qëndrueshme dhe kurba epidemike ka qenë e butë.

Situata në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht po trajtohen 16 pacientë, ndërsa 4 prej tyre janë në terapi intensive. Numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin sot ka kaluar mbi 1 mijë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 6 raste pozitivë. 4 raste janë në Tiranë dhe 2 në Shkodër, kryesisht kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, por edhe raste në proces hetimi epidemiologjik. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14500 testime molekulare dhe serologjike. Në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me Covid-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë,”është shprehur Tomini.

Që nga fillimi i epidemisë rreth 79% e të prekurve tashmë janë shëruar, por Tomini bën thirrje se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm , duke respektuar distancimin social dhe duke kontaktuar me 127 nëse kanë ndonjë simptomë të kësaj sëmundje.  

Tomini shtoi se nëse qytetarët kanë nevojë për këshillim psikologjik, apo për  informacion të komunikojnë në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 59 raste

 Durrës 53 raste

 Krujë 27 raste

Shkodër 12 raste

Berat 10 raste

Kamëz 9 raste

Fier 4 raste

Elbasan 1 rast

Mirditë 1 rast

Korçë 1 raste


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë