Të dhënat më të fundit të Bankës Botërore që i referohen mbledhjes së statistikave të vitit 2017-të tregojnë që famijet shqiptare konsumojnë në vit 24 mld dollarë dhe konsumi për frymë është 8500 dollarë.
Krahasimisht me raportin e fundit pararardhës të vitit 2011, konsumi total i familjeve shqiptare është rritur 36% dhe konsumi për frymë 32%.
Raporti i Bankës Botërore shërben si një bazë e gjerë e të dhënave për të krahasuar ekonomitë e ndryshme të botës nga niveli i ekonomisë së tyre, shpenzimeve qeveritare dhe familjare apo çmimeve.
Nga të dhënat e publikimit të fundit rezulton se konsumi final i familjeve shqiptare për të mira individuale dhe shërbime, duke përjashtuar kështu shpenzimet e tjera si fatura apo qira, është afërsisht 24.6 miliardë dollarë në vit, sipas paritetit të fuqisë blerëse (PPP), të standardizuar me të gjitha vendet e botës për të eliminuar efektin e kursit të këmbimit. Për frymë, konsumi mesatar i një qytetari shqiptar në vit është rreth 8500 dollarë.
Sipas të dhënave të raportit të vitit 2011, konsumi final i familjeve ishte në 18.6 miliardë dollarë dhe në rreth 6400 dollarë për frymë.
Shpenzimi sipas njësive të biznesit ndahet: Në tregje dhe dyqane të vogla më pak se 2% të konsumit final, ose 1.64% të totalit, dyqanet e specializuara gati 46% të totalit, dyqanet e mëdha 34% të totalit, shërbimet 16.4% e totalit.
Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




