Ekonomi

Pandemia ul konsumin me 40% në Kosovë

Kosova pëson uljen më të madhe të konsumit në 20 vitet e fundit. Sipas kryetarit të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) Agim Shahini, për të pasur një rimëkëmbje ekonomike Qeveria duhet të mbajë konsumin aktiv i cili për këta dy muaj ka pësuar rënie për 40%, më i ulëti në 20 vjetët e fundit.

Agim Shahini, Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB)

“Bizneset e Kosovës kanë punuar vetëm 20% nisur nga ky fakt disa nga bizneset janë në procedurat e hapjes disa janë në pritje, ne mund t’i hapim të gjitha por fuqia konsumuese ka rënë”.- është shprehur Shahini.

Ai parashikon se ky vit do të jetë për sipërmarrjet kosovare më i keqi duke parë që shumë syresh do të falimentojnë, të cilët nëse nuk do të ndihmohen nga Qeveria me një pako prej 500 milionë euro do të kenë të vështirë mbijetesën.

“Këtë vit do të kemi numrin më të madh të bizneseve të falimentuara dhe të mbyllura që nga paslufta, deklarimet se është rritur punësimi i ministrit të financave ka qenë qesharak dhe popullist”-është shprehur ai duke shtuar se “500 milionë euro ne i kemi kërkuar vetëm për 3 muaj për të mbajtur konsumin aktiv kurse për rimëkëmbjen e ekonomisë duhen edhe 500 milionë euro  të tjera, dhe të gjitha këto Qeveria nuk duhet t’i kalojë asnjë nëse këto pako nuk shkojnë përmes parlamentit”.

Ai ka vërejtur se Qeveria me pakon emergjente të miratuar për tu dalë në ndihmë bizneseve ka bërë diskriminim në mes të sektorit publik dhe privat sa i përket përfitimeve financiare.

“Çdo mbështetje apo subvencion duhet të jetë për 250 mijë taksapagues, kontributdhënës dhe punëtorë, këtu Qeveria ka bërë diskriminim në mes të sektorit privat dhe publik pasi sektori publik i merr pagat e plota edhe pa punuar, kurse sektori privat që është edhe kontributdhënësi më i madh tash merr  paga më së paku”- ka thënë ai.

Sipas Shahinit, duhet sa më shpejtë që Qeveria tu hap rrugë institucioneve qoftë institucioneve të reja që vinë qoftë në forma tjera por vendi me këto institucione nuk mund të ec përpara./Burimi: Zëri


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë