Politike

Teatri i ri shkon deri në 28 mln euro…kredi

Godina e Teatrit të ri Kombëtar mund t’u kushtojë shqiptarëve 28 milionë euro.Shifra është bërë publike nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.

“Ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar shkon nga 20 deri në 28 milion euro”, deklaroi ai në emisionin “Open”, duke shtuar se projekti për godinën nuk ndryshon dhe ai është i Bjarke Ingels.

Deklarata e Maznikut shkaktoi reagimin e analistit Andi Bushait.

“Po kush në të sëmës jeni ju që na detyroni të paguajmë 28 milion euro pa garë?”, deklaroi Bushati.

Mazniku u kundërpërgjigj duke deklaruar se do të ketë garë për ndërtimin e objektit.

“Kush tha që nuk do të ketë garë. Do ta shohim që do të ketë garë sepse së shpejti do të hapet gara”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë