Nga Spitali “Shefqet Ndroqi”, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka deklaruar se spitali Covid 2 do të mbyllet dhe sot ë rihapet sistemi shëndetësor.
Duke qenë se situata epidemiologjike është e qëndrueshme, Ministrja ka cilësuar se spitali do të kthehet në funksionin e tij normal.
“Prej datës 28 Mars, spitali u përfshi në skenarin për trajtimin e pacientëve me COVID19 dhe deri sot puna nuk ka ndalur në spitalin tuaj për të trajtuar pacientët me COVID19. Janë rreth 60 pacientë që janë trajtuar në këtë spital dhe unë dua t’iu falënderoj për gjithë angazhimin, punën e mjekëve infermierëve, të gjithë stafeve mjekësore dhe një falënderim të veçantë për shërbimin e reanimacionit, që ka trajtuar pacientë të sëmurë rëndë dhe sigurisht me dedikim edhe sakrificë maksimale, me profesionalizëm ja ka dalë për të përballuar këtë sëmundje, që për të thënë të vërtetën, ishte e vështirë”, tha Manastirliu.
Krahas lajmit të mbylljes së spitalit, Ministrja theksoi se masat janë lehtësuar në bazë të vlerësimit të situatës epidemiologjike, Ndër të tjera theksoi se së bashku me rifillimin e mësimit për maturantët janë hapur një sërë ambientesh të tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.